Përmirësimi i infrastrukturës dhe sporti në tërësi prioritet i Ministrisë dhe Qeverisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e radhës të Punës. Në Kuvend ka marrë pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili konfirmoi përkrahjen e tij personale dhe të ministrisë në mbështetje të mëtejme të sportit më të popullarizuar në botë por edhe në Kosovë dhe duke i dëshiruar mbarëvajtje të Kuvendit të punës. Ndjehem jashtëzakonisht mirë si Ministër i MKRS-së, për të arriturat dhe sukseset që po i arrijnë sportistët tanë dita ditës në shumë disiplina sportive si në aspektin kombëtar ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, ku në këto të arritura janë të përfshirë edhe sportistët nga sporti i futbollit. “Si rezultat i përkushtimit tonë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar, andaj ky është tregues i qartë se sportin e kemi vënë në kuadër të prioriteteve më të larta në programin e MKRS-së dhe të Qeverisë”, u shpreh ministri, duke u zotuar se ndërtimi i stadiumit do të fillojë në një periudhë sa më të shpejtë që është e mundur. “Dua që ta shfrytëzoj këtë rast që t’u njoftoj se gjatë kësaj jave kemi shpallur fazën e fizibilitetit për Stadiumin Kombëtar. Ne synojmë që Stadiumi Kombëtar të jetë në një kapacitet prej 30 mijë ulëse”, tha ministri Gashi. Po ashtu, ministri Gashi nënvizoi edhe përkushtimin e MKRS-së për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend dhe përmendi se ministria ka planifikuar të investojë mbi 15 milionë euro për vitin 2018. “Ndërtimi i dymbëdhjetë fushave ndihmëse të futbollit të cilat do të ndërtohen në bashkëpunim me Federatën e futbollit, jam i bindur se do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e cilësisë së futbollit në Republikën e Kosovës, andaj dua ta shfrytëzoj rastin që publikisht ta falënderoj Fadil Vokrrin për këtë angazhim”, është shprehur për fund ministri Gashi duke njoftuar të pranishmit në Kuvendin e punës së FFK-së se MKRS-ja bashkë me palët e interesit dhe partnerët po punon në avancimin edhe të infrastrukturës ligjore sipas standardeve më të avancuara.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …