Brickos

Komuna e Hanit të Elezit dhe FSK-ja, identifikojnë fushat e bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Oficerë të FSK-së, Major Berat Shala, Komandant i Batalionit të parë për reagim të shpejtë të zonës së përgjegjësisë së Gjilanit, Kapiten Faredin Imeri, Oficer për bashkëpunim Civilo-ushtarak dhe Toger Afrim Xhelili, Oficerë për Siguri dhe Inteligjencë nga ky Batalion. Major Berat Shala e njoftoi Kryetarin Suma se kjo vizitë po realizohet në kuadër të takimeve me kryetarët e komunave të Zonës së përgjegjësisë së Gjilanit që mbulon 15 komuna. Takimi ka për qëllim njoftimin me aktivitetet e Batalionit të parë për reagim të shpejtë si dhe identifikimin e fushave të bashkëpunimit me komunat e kësaj zone. Për këtë qëllim Oficerët e FSK-së me kryetarin Suma bashkëbiseduan për ofrimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave si dhe rritjen e ndërveprueshmërisë. Në takim ku ishin prezent edhe Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë Refet Kalisi dhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Menduh Vlashi, kryetari Suma tha se komuna e Hanit të Elezit ka nevojë për ngritjen e kapaciteteve për situata eventuale emergjente dhe do të jetë i mirëseardhur bashkëpunimi me Batalionin për reagim të shpejt përmes trajnimeve, ligjëratave apo bashkëpunimin në forma tjera që do të kontribuonin në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …