leoni

Inspektorët ndërprenë ndërtimet pa leje në Malishevë

Në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive që ka inspektorati komunal i Malishevës, ka ndërprerë punimet e një ndërtimi në zonën e qytetit të Malishevës, pasi pronari i këtij ndërtimi nuk ishte i pajisur me leje për ndërtim. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, në asnjë rast nuk do të lejohen ndërtimet pa pajisje me leje ndërtimi dhe ju ka bërë thirrje qytetarëve, që të respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi, për ndërtime të objekteve. “Edhe pse sot është ditë e diel, ne si inspektorat nuk do të ndalemi së inspektuari të gjitha fushat që i kemi përgjegjësi”, ka thënë drejtori Kastrati. “Punimet në këtë vend, pronari i ka filluar dhe po i zhvillonte pa leje, edhe pse paraprakisht inspektorët e kanë paralajmëruar që të mos ndërtonte pa leje”, ka sqaruar Kastrati, duke e arsyetuar ndërprerjen e punimeve në këtë rast.

Ndërtimet pa leje, pronarët kryesisht i zhvillojnë ditëve të vikendit, duke u munduar që të jenë larg syve të inspektorëve. Megjithatë, drejtori Kastrati, ka bërë apel te qytetarët që të mos bëjnë investime në ndërtimet e tyre, pa u pajisur me leje ndërtimi, pasi kjo është e kundërligjshme dhe më së shumti dëmtohen vet pronarët e ndërtimeve.

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …