Ministri i Jashtëm, Pacolli po qëndron në Bullgari, temë kryesore pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes

Ministri i Jashtëm, Pacolli po qëndron në Bullgari, temë kryesore pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka arritur në Sofje, kryeqytetin e Bullgarisë, vendin që ka presidencën e radhës së BE-së. Ai gjatë qëndrimit në Sofije do të zhvillojë disa takime. Takimi i parë do të jetë me homologen e tij, Ekaterina Zaharieva, njëherazi zëvendëskryeministre, në mjediset e ministrisë së jashtme, ku pas një bisede kokë më kokë, do të zhvillohet takimi i dy delegacioneve. Më pas, vizita e kryediplomatit, Behxhet Pacolli, do të vijojë me takime të tjera në Parlamentin bullgar, me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes, Krasimir Karachanov, si dhe adresimin e Forumit dypalësh të biznesit organizuar nga odat ekonomike të dy vendeve. “Bullgaria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe vizita ka synim nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat. Pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është gjithashtu temë e bisedës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. Bullgaria ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën. Ajo është mbrojtëse e flaktë e integrimit të Kosovës në të gjithë organizmat ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …