Torturohen mizorisht shqiptarët që po mbahen në burgjet e Maqedonisë

Avokati  i disa të paraburgosurve, të cilët janë arrestuar  pas luftimeve në Kumanovë në maj të këtij viti, Naser Raufi, i ka konfirmuar lajmet se policia sllavo-maqedonase ka përdorur dhunë mbi disa pjesëtarë të grupit të Kumanovës. Pas vizitës në burgun e Prilepit, Raufi pohon se Andi Krasniqi i është ankuar se është dhunuar në mënyrë çnjerëzore  nga pjesëtarët e njësiteve speciale maqedonase gjatë transportimit të tij deri në gjykatë. Avokati Raufi thotë se gjatë ditës së seancës gjyqësore, edhe Shefqet Hallaçi është ankuar se pjesëtarët e njësiteve speciale e kanë rrahur rrugës për në gjykatë. Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari ka kërkuar hetim të menjëhershëm të rastit për të vërtetuar dyshimet: “Si ministër i Drejtësisë kam mundësi dhe të drejtë të kërkoj nga institucionet dhe organet kompetente që të konfirmohet nëse këto informacione janë të vërteta ose jo. Përderisa ka lëshime në procedurë, Këshilli Gjyqësor duhet të kryejë kontroll mbi punën e gjykatave dhe mbi Prokurorinë Publike”. Ministri Jashari gjithashtu vlerëson se Prokurorja Speciale, në kuadër të kompetencave të saj dhe në bazë të informacioneve që ka, duhet të fillojë procedurë për të gjitha rastet, përfshi edhe rastin e inskenuar  “Monstrën” dhe “Sopotin”.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …