Kosova duhet ta formojë ushtrinë e vet sepse mund të rrezikohet nga Serbia

Analisti Daniel Serwer në një intervistë në RTK në emisionin, i cili  udhëhiqet nga analisti, Janusz Bugajski ka folur edhe rreth themelimit të Gjykatës Speciale e cila sipas tij është një hap shumë i rëndë por i rëndësishëm për Kosovën. Sipas tij është e rëndë për një shtet që të sjellë drejtësinë te dera për ushtarët e vet që supozohet se kanë kryer krime lufte.  Serwer tha se Gjykata Speciale nuk e delegjitimon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por përkundrazi siç tha ai fshehja e krimeve të supozuara e delegjitimon atë. Ai ka deklaruar se Kosova duhet të fokusohet në formimin sa më të shpejtë të Ushtrisë pasi që sipas tij e ka fqinjin në derë që assesi të pajtohet. “Kur një fqinj imi nuk më njeh dhe nuk shkëmben ambasadorë, rreziku për sulm të mundshëm ndaj vendit është më i lartë. Çka do të ndodhë nëse Serbia futet me ushtrinë e saj në Kosovë, në veri për shembull”, ka thënë Serwer në RTK.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …