Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili nënshkruan dokumentin që u siguron paga qindra specializantëve

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili nënshkruan dokumentin që u siguron paga qindra specializantëve

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka nënshkruar sot plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ, përmes të cilit qindra specializantë vullnetarë futen në sistemin e pagesës.  Përmes politikave shëndetësore, si dhe përmes zbatimit të legjislacionit në fuqi, Ministria e Shëndetësisë parasheh shkollimin specialistik me qëllim të aftësimit në fusha të ndryshme të kujdesit shëndetësor. Me këtë rast, ministri Ismaili tha se me nënshkrimin e këtij dokumenti rregullohet një e drejtë dhe një trajtim i barabartë për kuadrot profesionale.

Më tej, ai tha se Kosova ka nevojë për kuadrot e saj, andaj, përmes krijimit të kushteve do t’i mbajnë ata në vendin tonë. Sipas analizave të bëra për situatën aktuale në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, numri i kuadrove profesionale shëndetësore në vend është shumë i ulët krahasuar me disa vende të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, si dhe krahasuar me vendet e rajonit. Prandaj, me qëllim të ruajtjes dhe stimulimit të stafit shëndetësor, sidomos duke marrë parasysh trendin aktual të migrimit të tyre, Ministria konsideron pagesën e specializantëve me vetëfinancim/vullnetar, si çështje me prioritet për vendin. Kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse, duke u mundësuar kështu qytetarëve të Republikës qasje më të lehtë, më të shpejtë dhe më cilësore në shërbime shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …