Komuna e Skenderajt nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me MMPH-në

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ku edhe nënshkruan katër memorandume mirëkuptimi për mbështetjen e projekteve në Komunën e Skenderajt. Kryetari Jashari theksoi se, këto projekte janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Skenderajt. Dhe se këto projekte do të realizohen sipas planit dhe nuk do të lejojë që të ketë devijime të tyre. Duke shtuar se këto projekte janë fillimi i bashkëpunimit me këtë ministri. Ndërsa Ministrja Reshitaj theksoi se këto projekte janë të rëndësishme dhe vitale për qytetarët e Skenderajt, ne po fillojmë bashkëpunim si ministri dhe komunë dhe nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë bashkë me mundësi dhe kapacitete tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të lënduar në aksident

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të …