Në Stagovë të Kaçanikut sot do të mbahet manifestim përkujtimor në nderim të 19 vjetorit të rënëve për liri

Në Stagovë të Kaçanikut sot do të mbahet manifestim përkujtimor në nderim të 19 vjetorit të rënëve për liri

Sot në fshatin Stagovë tëkomunës së Kaçanikut, do të mbahet një manifestim përkujtimor në nderim të 19 vjetorit të të rënëve për lirinë e Kosovës. Manifestimi përkujtimor mbahet me rastin e rënies së dëshmorit Ekrem Gudaqi dhe 13 martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999 në Stagovë të Kaçanikut: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeve, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. Po ashtu në këtë ditë do të nderohet edhe dëshmori Kemajl Thaçi i rënë në Runjevë. Manifestimi mbahet në ora 13:30 në shkollën fillore “Agim Bajrami” në Stagovë të Kaçanikut

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer viziton Hashim Thaçin në Hagë: Shpresoj që drejtësia të mos ndikohet nga milionat e paguara për Specialen

Analisti dhe profesori amerikan Daniel Serwer ka zhvilluar një vizitë 40-minutëshe me ish-presidentin e Kosovës, …