Ramush Haradinaj

Haradinaj: Jemi në ditët kritike të agjendës evropiane, t’i sigurojmë se kemi institucione demokratike e serioze

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se Kosova është në ditët e saj kritike të përmbushjes së agjendës evropiane. Ai tha se me punë e përkushtim duhet ta sigurojmë BE-në së kemi institucione demokratike, serioze e të qëndrueshme. Kreu i ekzekutivit kërkojë nga ministrat përmbushjen e detyrave të MSA-së. Këto komente ai i bëri gjatë njoftimit kabinetit qeveritar për raportin e zbatimit të programit kombëtar për zbatimin e MSA-së gjatë vitit 2017. Ndërsa ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha tha se bazuar në të gjetura Kosova ka përmbushur shkallë të madhe të detyra të dala nga marrëveshja.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …