Nisën punimet për rregullimin e rrugës ,,Dëshmoret e Kombit’’

Një rrugë që frekuentohet më së shumti në komunën e Decanit është edhe rruga ,,Dëshmoret e Kombit’’ rrugë  kjo që ka qenë mëse e nevojshme që të rregullohet. Kjo rrugë do të gërryhet dhe do të asfaltohet më kontratën e mirëmbajtjes verore, ndërsa do të trajtohet prapë sipas projektit të paraparë në muajin shtatorë 2018. Dëmtimi i madh i kësaj rrugë sidomos tek udhëkryqi i Carrabregut ka bërë që komuna të ndërhy sa më shpejt për të ju shmangur ndonjë fatkeqësi në komunikacion. Tek kjo rrugë pos asfaltimit do të bëhet edhe shenjëzimi vertikal dhe horizontal afër shkollës ,,Lidhja e Prizrenit’’.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …