leoni

Haradinaj: Diplomatët të shkojnë në vendngjarje dhe të binden se ajo rrugë ka ekzistuar edhe më parë

R. Haradinaj: Qeveria e Kosovës e ka obligim riparimin dhe menaxhimin e rrugëve në tërë territorin e vendit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndalimit të punimeve në rrugën Deçan – Plavë. Ai i ka ftuar diplomatët e huaj që të shkojnë në vendngjarje dhe ta shikojnë situatën nga afër ku edhe do të bindën se kjo rrugë ka qenë ekzistuese edhe më parë. Ai ka thënë së populli ynë i respekton komunitetet pakicë dhe trashëgiminë kulturore të tyre por edhe shpreh zotimin e shtetëror për menaxhimin e të gjitha rrugëve në vend. Ekziston një keqinformim rreth punimeve në njërën nga rrugët e Deçanit. Ftoj diplomatët që të shkojnë në vend të ngjarjes, të shohin situatën, dhe të binden se rruga që po rinovohet ka ekzistuar edhe më parë, për t’iu shmangur kështu deklarimeve të ngutshme. Populli i Kosovës gjithmonë ka jetuar në harmoni me komunitetet pakicë, duke respektuar trashëgiminë religjioze dhe kulturore të të gjithëve pa dallim. Qeveria e Kosovës e ka për obligim riparimin dhe menaxhimin e rrugëve në tërë territorin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …