Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi thotë se në këtë vit presim rezultate me të mira në provimin e Maturës

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi thotë se në këtë vit presim rezultate me të mira në provimin e Maturës

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në ditën kur po mbahet testi i Maturës, ka vizituar gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Ai ka qenë nën shoqërinë e të parit të kësaj komune, Agim Aliu, me të cilin së bashku kanë monitoruar disa prej klasave ku po mbahej testi. Bytyqi ka thënë se për shkak të angazhimit më të madh të dikasterit që ai e drejton, komunave dhe drejtorive komunale të arsimit, këtë vit sipas tij, nxënësit do të shënojnë rezultate më të mira. Ai ka thënë se është tentuar që të eliminohen shumë defekte që kanë ndodhur më herët gjatë kohës kur po mbahej testi i maturës. “Jemi munduar që t’i minimizojmë defektet, sepse është e pamundur që ato të largohen tërësisht në një kohë të shkurtër”, ka shtuar Bytyqi. Sipas tij, rezultatet e provimit të maturës pritet të publikohen me 1 qershor. Ai ka folur edhe për nxënësit të cilët vërehet se kanë bërë shkelje gjatë testimit, duke theksuar se ndaj secilit prej shkelësve do të ndërmerren masa.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …