Ministria e Drejtësisë autorizohet për përpilimin e legjislacionit me të cilën do të merret me mohimin e krimeve të luftës

Kreu i Qeverisë, Haradinaj thotë se Trepça do të kthehet në binarë atëherë kur Kuvendi ratifikon statutin

Gjatë mbledhjes së sotme Qeveria ka miratuar statutin për Trepçën të propozuar nga Bordi Mbikëqyrës. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka duke folur për këtë statut ka thënë se sindikata e punëtorëve nuk është e kënaqur me hartimin e këtij statuti. Ai ka propozuar që  edhe shqetësimet e sindikatave t’i përcjellën Kuvendit e më pastaj ai vendos nëse duhet ndryshuar. “Me këtë Trepçën po e kthejmë në binar. Dita kur Kuvendi ratifikon statutin Trepça fillon një etapë të re pasi nis punën pa obligime”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot dorëzohet aktakuza për krimet e forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të bëjë sot një hap të rëndësishëm në rastin e …