Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, sot do të vizitojë komunën e Skenderajt dhe Drenasit

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, sot do të vizitojë komunën e Skenderajt dhe atë të Drenasit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot do të qëndrojë për një vizitë në komunën e Skenderajt dhe të Drenasit. Me këtë rast, ministri Gashi dhe kryetari i Komunës, Bekim Jashari, në ambientet e komunës do të nënshkruajnë tri memorandume mirëkuptimi, dy në fushën e trashëgimisë kulturore dhe një në fushën e sportit. Ndërsa, gjatë vizitës në komunën e Drenasit, ministri bashkë me kryetarin Ramiz Lladrovci do të nënshkruajnë memorandumin për ndërtimin e Stadiumit të Drenasit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nga Peja: Kosova ka nevojë për Ardian Gjinin, votojeni numrin 128

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qytetarët e Pejës që në zgjedhjet e …