Kryetari Jashari në ditën ndërkombëtare të fëmijëve: Parku në qytet do të mbushet me lodra

Me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të fëmijëve 1 qershori, Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari i gëzoi fëmijët me lajmin që Parku “Idriz Rreci” në Skenderaj do të mbushet me lodra për fëmijë. Në shënim të kësaj dite në Skenderaj u organizua një manifestim, ku të pranishëm ishin edhe Kryetari Bekim Jashari së bashku me kryesuesen e kuvendit komunal Fatbardha Haliti. Në një fjal rasti Kryetari Jashari, i’u uroi fëmijëve 1 qershorin si festë e tyre, duke theksuar se Parku në qytet “Idriz Rreci” ku gjendemi tani do të mbushet me lodra, ku ju fëmijë të dashur do të keni hapësirë për t’u argëtuar.

Në këtë manifestim fëmijët shfaqën program me disa recitale dhe këngë e valle.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …