Shqiptarët e Amerikës

Parada Shqiptare 2018 iu kushtohet heronjve të kombit, veteranëve të UÇK-së e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

“Parada Shqiptare 2018”, e cila mbahet sot, më 9 qershor, në Nju Jork, iu kushtohet heronjve të kombit, veteranëve të UÇK-së dhe 10-vjetorit të shpalljes së  Pavarësisë së Kosovës. “Rrënjët Shqiptare” dhe Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i nderon të gjithë ata që luftuan për pavarësinë e Kosovës dhe ata që dhanë sakrificën përfundimtare për një SHQIPËRI TË BASHKUAR! Në këto aktivitete, të cilat do të mbahen më 9 qershor,  në Nju Jork, në TURTLE BAY BAR, janë ftuar për të marrë pjesë edhe  kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ministri, Pal Lekaj, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”, Bordi Ceremonial i FSK-së dhe Liga Qytetare Shqiptare-Amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Luka Mishetiq hap fjalën përfundimtare me deklaratë të fortë: Hashim Thaçi i pafajshëm

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka nisur fjalën përfundimtare në Gjykatën Speciale me një …