Kryeministri Haradinaj: Lufta me Serbinë ka marr fund por përmbyllja e saj do të ndodhë me njohje reciproke

Kryeministri Haradinaj: Lufta me Serbinë ka marr fund por përmbyllja e saj do të ndodhë me njohje reciproke

Lufta me Serbinë ka përfunduar por përmbyllja e saj do të ndodhë me njohje reciproke. Kështu po thotë kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili po vlerëson se problemet mes dy vendeve mund të zgjidhen vetëm në tavolinën e bisedimeve. “Ne pa u njohur me Serbinë e kemi të vështirë me i përmbyll proceset tona, për shkak se me Serbinë është hapur një luftë. Ajo luftë është mbyllur me ndërprerjen e luftimeve në 99-tën, sot shënohet ajo ditë, pikërisht sot. Sot është përvjetori i ndërprerjes së luftimeve, por përmbyllja e luftës është atëherë kur të dy palët në luftë njohin njëra-tjetrën”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i Qeverisë thotë se për këtë liri Kosova ka dhënë mjaft. Andaj kërkoi nga ndërkombëtarët të mos bëjnë presione dhe përkrahin pajtimin e shqiptarëve dhe serbëve, por pa kompromise siç i quajti ai të ndyta. “Bashkësia ndërkombëtare duhet ta ketë guximin që jo vetëm t’ia pranoj këtë Kosovës si kontributin më të madh që e bënë për paqen në Ballkan, por ta përkrahë një paqe mes shqiptarëve edhe serbëve pa pazare të ndyta më. Pa thënë çka i jep më Kosova, nuk e dimë çka ka më të madhe se me kalua mbi dhimbjen tonë”, ka thënë ai. Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë Kuvendit të punës së Aleancës së të rinjve të Kosovës, ku ndër të tjera ka thënë se këtë vit Kosova do të ketë liberalizimin e vizave, ushtrinë, si dhe do të anëtarësohet në Interpol.

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …