Brickos

Sot KS i OKB-së diskuton dhe debaton lidhur me raportin tremujor të zhvillimeve në Kosovë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në Nju Jork,  do të diskutojë dhe do të debatojë lidhur me raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Kui Mum, si dhe për zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë. Kosovën do ta përfaqësojë ambasadorja nëAmerikë, Vlora Çitaku, ndërsa Serbia përfaqësohet nga shef i diplomacisë, Ivica Daçiq. Mos-vajtja  e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi është arsyetuar me nevojën e qëndrimit në Prishtinë pas përshkallëzimit të situatës dhe protestave të ditëve të fundit. Kryesuese e radhës në takimin e sotëm do të jetë Britania e Madhe. Për zhvillimet në Kosovë, Ban ki Mun e thotë se  dënon përdorimin e dhunës dhe frikësimin nga partitë opozitare që pengojnë punimet normale të Kuvendit të Kosovës, si dhe sulmet e papranueshme fizike nga ana e aktivistëve të opozitës. Aktet e tilla dëmtojnë besimin e publikut në këto institucione si dhe imazhin e Kosovës në botë, thuhet mes tjerash në raportin e Sekretarit Ban Ki Mun.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …