Krasniqi: Jemi për protesta të vazhdueshme, pa elementet e dhunës kundër Qeverisë

Lidhur me spekulimet e disa medieve me jugo-prejardhje, të cilat paragjykojnë se NISMA nuk do të marrë pjsë në protestat e opozitës së bashkuar,  Kryetari i Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Jakup Krasniqi, thotë se është e drejtë e kujtdo që të bëjë analiza e komente të deklarimeve tona. Ne jemi pjesë e pa ndashme e opozitës së bashkuar në të gjitha veprimet politike në mbrojtje të kauzës kombëtare të deklaruar e të argumentuar me dëshmi e fakte të shumta. Jemi për protesta paqësore për ta detyruar koalicionin qeverisës që të heq dorë nga marrëveshjet e dëmshme. Jemi për protesta të vazhdueshme (pa elementet e dhunës), për të detyruar dy Kryeministrat e Kosovës, që të tërhiqen nga dhuna policore që po e drejtojnë kundër opozitës, jemi për protesta që i detyrojnë të përmendurit t’i kthehen komunikimit e bisedimeve me opozitën për të dalë nga kjo krizë institucionale. NISMA nuk do të jetë pjesë e dhunës as ndaj pronës e as ndaj njerëzve tanë të uniformuar. Për ketë në Nisma ka vetëm një zë. NISMA është duke punuar për të pasur edhe më shumë se një opozitë të bashkuar! Në ketë rrafsh, nuk ka e as do të ketë dallim mes meje e Kryetarit të Kryesisë se NISMËS, Fatmir Limaj, ka shkruar Krasniqi në postimin e tij në internet.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …