Kosova për Sanxhakun “ uron Bashkësinë Boshnjake, me rastin e Ditës së Sanxhakut

Me rastin e 20 Nëntorit – Ditës së Sanxhakut, Juve, Bashkëpunëtorët tuaj, dhe të gjithë sanxhaklinjtë , në emër të OJQ-së “Kosova për Sanxhakun” dhe në emrin tim, ju  uroj këtë festë të madhe, me dëshirën e përparimit të nivelit    të drejtave të boshnjakëve, shqiptarëve dhe qytetarët e tjerë të Sanxhakut  dhe  rajoni të jetë një vend i paqes, tolerancës, bashkëjetesës  dhe respektit të ndërsjellë. Ne sinqerisht shpresojmë se Sanxhaku, në kohën q ë është përpara nesh, do të ruaj  nivelin e lartë të vlerave kulturore dhe do të  mbetet një shembull për botën në drejtim të kultivimit të vlerave të vërteta. Popujt e  Sanxhakut, boshnjakët,shqiptarët, serbët, malazezët, dhe të tjerët   atë ditë treguan vetëdije  liberale dhe çlirimtare, dhe  aspiratën për idenë e bashkëjetesës dhe ndërtimin e Sanxhak si një territor të vetëm me parimin  e bashkëjetesës, respektimin e   kulturave dhe qytetërimet, si e vetmja rrugë e mundshme për mbijetesë dhe zhvillim të kësaj  treve. Kjo është arsyeja pse sot, edhe pse  boshnjakët e pranuan për festë  të tyre kombëtare, po ashtu është i rëndësishëm pe dhe për popujt tjerë të Sanxhakut. Organizata  “Kosova për Sanxhakun”   gjithë qytetarëve të Sanxhaku të cilët   këtë ditë    e konsiderojnë festë  tyre ose  ditë kur civilizimi mposhti antihumanizmin uron dhe dëshiron   ta kalojnë në një atmosferë festive,të  rrethuar me të dashurit, miqtë dhe njerëzit qëllim mirë , i cili është para se gjithash mbi  vlerat e trashëgimisë universale  njerëzore dhe traditës anti-fashiste. (“Kosova për Sanxhakun ” Kryetari: Ismet Azizi)

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …