BE kërkon nga opozita t’i respektojë institucionet

Zyra
e Bashkimit Evropian në Prishtinë i ka kërkuar opozitës që të tregojë më shumë
respekt për institucionet e Kosovës. Përmes një postimi të afishuar në rrjetet
sociale, Zyra e BE-së ka dënuar dhunën e shfaqur si dhe ka kërkuar përmbajtje në
mënyrë që të lejohet funksionimi normal i shkollave dhe shërbimeve publike. “BE
në Kosovë fton opozitën që të shfaqë më shumë respekt për institucionet e
Kosovës. Ftojmë për përmbajtje nga dhuna që kërcënon sigurinë e njerëzve dhe
funksionimin normal të shkollave dhe shërbimeve publike”, thuhet në reagimin e
BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Përparim Rama: Gjykata i dha të drejtë Kryeqytetit, akuzon Vetëvendosjen për bllokada

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për pengim të iniciativave të Komunës …