Pavarësisht ftesës për t’u paraqitur në Prokurori, deputeti,
Albin Kurti i është bashkuar protestës së sotme në shesh. Ai, me këtë rast, ka
mbajtur një fjalim të shkurtër para gazetarëve. “Nuk do të pranojmë asnjë
kompromis pasi shtetin po e persekutojnë”, ka thënë shkurt Kurti, duke paralajmëruar
se protestat do të vazhdojnë. Ai, megjithatë, nuk i është përgjigjur pyetjes nëse
do të paraqitet në Polici, pasi që ndaj tij tashmë është lëshuar fletë-arresti.
Pas eskalimit të situatës, Kurti është parë i shoqëruar me bashkëpartiakët e
tij si Liburn Aliu, drejtor i Urbanizmit të Prishtinës dhe shumë zyrtarë të
komunës së Prishtinës që kanë lëshuar orarin e punës për t’iu bashkuar protestës.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …