Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, gjatë takimit në selinë e Vetëvendosjes janë shprehur të vendosura të mos lejojnë normalitet të pozitës në Kosovë deri në tërheqjen e marrëveshjeve të dëmshme për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi. Kryetari i NISMËS Fatmir Limaj ka thënë që prokuroria të mos bëhet instrument i politikës dhe e ka ftuar atë që menjëherë të fillojë hetimet kundër atyre që kanë bërë shkelje kushtetuese me këto marrëveshje. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita është e bashkuar dhe e vendosur në veprimet e veta, ndërkohë që i ka bërë thirrje PDK-së dhe LDK-së që të mos e çojnë vendin në krizë më të thellë.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
