leoni

VV: Komisioni Evropian me standarte të dyfishta ndaj Kosovës

Vetëvendosja, në një konferencë
për medie, ka kritikuar qasjen e dyfishtë të Komisionit Evropian ndaj Kosovës.
Sipas këtij subjekti, në raportet për Kosovën dhe Serbinë, shihet diskrepanca që
ka shënuar Kosova krahasuar me Serbinë sa i përket integrimit evropian. Sipas
zyrtarëve të Vetëvendosjes, derisa për Kosovën
lavdërohet nënshkrimi i MSA-së, për Serbinë flitet
për raportet e kandidaturës, që sipas tij është shkallë shumë më e avancuar
sesa e Kosovës. Ata kanë shtuar se përderisa për Kosovën flitet për demonstrim
të angazhimit të saj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, për shtetin
serb flitet për qëllimin strategjik për t’u integruar në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …