Ish-prokurorja, Vahide Badivuku, e cila për tri vite u
pagua me paratë e taksapaguesve për të hetuar krimin në rajonin e Mitrovicës,
nga kjo javë do të përballet me akuzën për keqpërdorim detyre e për marrje të
ryshfetit. Keqpërdorim i pozitës zyrtare, marrje ryshfeti dhe ushtrim të
ndikimit, janë akuzat me të cilat ajo do të ngarkohet. Mësohet se ndjekje
penale do të ketë edhe ndaj Idriz Kelmendit dhe Isak Smakollit, të cilët
dyshohen si ndërmjetësues në këto vepra penale bashkë me ish-prokuroren e
inkriminuar. Rreth 32 mijë euro është vlera e rysfhetit, për të cilin
prokurorja Badivuku ngarkohet bashkë me dy ndërmjetësuesit e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …