Facebook-u i konsideron qytetet e Kosovës si të Serbisë

Një nga rrjetet sociale më përdorim të gjërë, siç është
Facebook-u, vazhdon ende t’i konsiderojë qytetet e Kosovës si pjesë të Serbisë.
Një nismë e të rinjve shqiptarë përpiqet të ndryshojë këtë, përmes nënshkrimit
të një peticioni online. Në tekstin e këtij peticioni online përkujtohet se “Kosova
ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, dhe është vendosur në listën e shteteve
nga Facebooku”. Sa herë që përdoruesit duan ta etiketojnë qytetin e tyre, atyre
u del që janë nga Serbia. Nënshkruesit e peticionit kërkojnë që qytetet e Kosovës
të mos shënohen si të Serbisë, por si të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Recak

Përgjimet zbardhin skenarët për mbulimin e krimit në Reçak

Sipas detajeve të publikuara nga The Washington Post, përgjimet telefonike mes Nikola Shainoviqit dhe kreut …