Kryetarja, Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës në Amerikë, mbajti një fjalim në Këshillin e Çikagos për Çështje Globale. Ajo ka folur për të arriturat e Kosovës në zhvillimin demokratik dhe integrimin evropian dhe euroatlantik, duke shtuar se Kosova sapo ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, që është hap i parë në rrugën e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Jahjaga foli edhe për reformat që po ndërmerren në fushën e ekonomisë dhe në krijimin e klimës më të favorshme të të bërit biznes në Kosovë. Ajo tha se për një kohë të shkurtër Kosova ka arritur që të kalojë fazën e rindërtimit dhe të krijojë një ambient të favorshëm për investimet e huaja, thuhet në njoftimin e presidencës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja ukrainase: Ukraina do ta njohë Kosovën në të ardhmen e afërt
Deputetja e parlamentit ukrainas, Ivanna Klympush Tsintsadze, deklaroi në një intervistë për Klan News se …