leoni

Kryetari Jashari priti në takim Kryetarin e Komunës së Klinës

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku priti në takim Kryetarin e Komunës së Klinës Zenun Elezaj. Pas takimit që zhvilluan në zyrën e Kryetarit Jashari, të dy Kryetarët takuan familjarë të Dëshmorëve. Kryetari i Skenderajt dhe Kryetari i Klinës në sallën e kuvendit komunal në Skenderaj, bashkëbiseduan me familjarë të Dëshmorëve të rënë me datë 14.12.1998 në kufi, për zhvendosjen e trupave të Dëshmorëve nga fshati Polac në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. Kryetari Jashari i njoftoi familjarët për procesin e rivarrimit që ka filluar dhe është duke shkuar gjithçka sipas planit, bartja e Trupave të Dëshmorëve është duke u bërë me nderimet më të larta ushtarake dhe Shtetërore. Familjarët falënderuan Kryetarin Jashari, për këto informata dhe këtë iniciativë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati uron një fillim të mbarë shkollor

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati me rastin e fillimit të vitit të …