Në lagjën III të Skenderajt, një objekt që shërben për ushqim të bagëtive, pasditen e së hënës është kapluar nga zjarri.
I menjëhershëm ka qenë intervenimi nga njësia e zjarrëfikësve në Skenderaj dhe falë intervenimit të tyre është evituar përfshirja nga zjarri e dy shtëpive që ishin ngjitur objektit tashmë të djegur.
Për të parë nga afër në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe stafi nga Komuna e Skenderajt.
Objekti i djegur që shërbente për ushqimin e bagëtive, ishte në pronësi të Kamer Smajlit, banor i lagjës III të Skenderajt.