Punëtorët e ndërmarrjes “Trepça” protestojnë sot para minierës në Stën-Tërg për mos marrjen e pagave

Minatorët kanë paralajmëruar greva nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre

Minatorët  e kompleksit metalurgjik “Trepça” kanë paralajmëruar greva nëse brenda dy jave Qevria nuk i plotëson kërkesat e tyre. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku, ka deklaruar se katër kërkesat e tyre janë:

Ndryshimi i Ligjit për Trepçën,

Kthimi në pikën zero i draft-statutit të hartuar nga bordi i Trepçës,

Zgjidhja e kërkesave të minatorëve me ligj, si dhe

Një fizibilitet i ri për Trepçën

Ai ka paralajmëruar se nëse deri më 9 korrik qeveria nuk jep përgjigjje pozitive atëherë minatorët do të futen në grevë të përgjithshme ose do të protestojnë nëpër rrugë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …