Aleksander Vuçiq

Vuçiq: Qeveria e Serbisë po lufton që të marrim çfarë të mundemi nga Kosova

Mediet serbe citojnë kryetarin e Serbisë, Aleksader Vuçiq të ketë deklaruar se Qeveria aktuale Serbisë po lufton që të marrim çfarë të mundemi nga Kosova për popullin dhe vendin e tonë. Për Serbinë do të ishte fitore në qoftë se e merr një metër në Kosovë, ku sot nuk kemi asgjë. Njerëzit duhet të kenë besim në udhëheqjen e tyre që punon gjatë tërë kohës në këtë çështje. Sot ne nuk jemi të përjashtuar tërësisht prej saj, kurse deri në vitin 2012 ata vetëm kanë pritur të vëmë nënshkrim në pavarësinë që i është dhënë Kosovës, është cituar të ketë deklaruar kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ai ka shtuar më tutje se për Kosovën do të kemi ende për të folur. Edhe shumë kemi për të folur me popullin. Shumica e njerëzve në Serbi janë të përgjegjshëm dhe racionalë  dhe mendojnë për mbijetesën e Serbisë dhe të ardhmen e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci

Lulzim Peci: Për një qeveri gjithëpërfshirëse duhen dy ndryshime kushtetuese thelbësore

Analisti politik Lulzim Peci, ka theksuar se çdo përpjekje për formimin e një qeverie të …