Kryetari Muharremaj, uron bujqit të kenë rendimente të mira të grurit

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, në fillimin e fushatës së korrje-shirjeve, ka vizituar disa nga arat ku kanë filluar të korrën kokrrat e para të grurit për këtë vit. Ai ka takuar bujqit në ara dhe i ka uruar punë të mbarë, rendimente të larta dhe është interesuar për mbarëvajtjen e fushatës së korrje-shirjeve. Kryetari Muharremaj, gjithashtu ka premtuar se do të jetë pranë bujqve çdo herë sa herë ata kanë nevojë, për ndihmë. Ai gjatë vizitës ka vlerësuar lartë punën e ndershme të atyre që me djersën e ballit po e fitojnë bukën për vete dhe familjet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi takoj kryetarin e FFK-së Agim Ademi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga Drejtori për Kulturë, Rini …