Ministrja, Albena Rashitaj është takuar me presidenten e Ishujve Marshall dhe atë të Guajanës

Ministrja, Albena Rashitaj është takuar me presidenten e Ishujve Marshall dhe atë të Guajanës

Në kuadër të Asamblesë së 6-të të Fondit Global të Mjedisit, që po mbahet në Vietnam, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, ka realizuar takime të ndara me presidenten e Ishujve Marshall,​ Hilda Heine dhe me presidentin e Guajanës , David Granger, të cilët i falënderoi për njohjen dhe përkrahjen që po i japin Kosovës. Në takim me presidenten e Ishujve Marshall, Hilda Heine, si organizatore e konferencës së ardhshme për ndryshimet klimatike dhe rolit të saj të rëndësishëm në GEF, ministrja Reshitaj mori përkrahje nga presidentja Heine në mënyrë që edhe Kosova të ketë qasje në Fondin e Gjelbër për Klimën (Green Climate Fund). Ndërkaq në takimin që pati me presidentin e Guajanës , David Granger, Ministrja, Reshitaj paraqiti aspiratat e Kosovës për integrim në bashkësinë ndërkombëtare dhe rritjen e bashkëpunimit për zgjidhjen e problemeve mjedisore globale. Nga ana tjetër, presidenti i Guajanës ofroi përkrahjen e shtetit për Kosovën në mënyrë që shteti ynë të ketë çasje në fondet e GEF-it dhe të jetë pjesë e nismave globale për mjedisin.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …