Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti, thotë se dy valë të dezinfektimit të kryeqytetit kanë përfunduar edhe katër të tjera do të kryhen

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se dy valë të dezinfektimit të qytetit kanë përfunduar ndërsa edhe katër të tjera kanë mbetur të kryhen.

“Dy valë të desinsektimit kanë përfundu, dhe kanë mbet edhe katër. Mirëpo, kur ka të rreshura efekti është minimal. Valën e tretë ende nuk po e fillojmë sepse deri të merkuren pritet të ketë shi. Në momentin kur kemi së paku një periudhë dyditore pa shi, Komuna fillon menjëherë valen e tretë sepse përndryshe efekti i dezinsektimit është i pavërejtshem. Krejt regjioni ku ka shi si këtë sezonë po ballafaqohet me të njejtin problem. Komuna e Prishtinës përmes drejtorisë së shëndetësisë do te ju mbaj të informuar për oraret”, ka shkruar Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj mobilizon shqiptarët e Luginës: Të dielën, i madh e i vogël, dilni për të votuar

Daut Haradinaj nga Aleanca u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të …