Sot varrosen pesë viktimat e familjes Sadiku të aksidentit në Therandë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në rrugën Suharekë-Duhle, në vendin Biraqë, të Therandës

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para një ore në rrugën Suharekë-Duhle, në vendin Biraqë, në afërsi të Suharekës, kur një veturë është përplasur me një autobus, me ç’rast pesë persona kanë humbur jetën. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, duke thënë se aksidenti ka ndodhur në pjesën e quajtur Biraq afër Suharekës. “Rreth orës 13:21 minuta në magjistralen Suhareke – Duhël ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni me ç’rast kane humbur jetën pesë persona: dy të rritur dhe tre fëmijë”, ka njoftuar Berisha. “Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka shkruar Berisha. Sipas zëdhënësit të Policisë, aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMW dhe një autobusi.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …