Në pikëkalimin kufitar në Merdare kolona të gjata deri në dy- tre orë pritje për të hyrë në territorin e Kosovës

Policia ka shtuar personelin dhe mjetet teknike në pikat kufitare që pritjet për të hyrë në Kosovë të jenë sa më të shkurta. Megjithatë, numri i madh i automjeteve dhe procedurat që duhen ndjekur, bëjnë që pritjet të jenë deri në tre orë. Sezoni i verës ka shtuar  edhe fluksin e bashkatdhetarëve të cilët vijnë për pushime në Kosovë. Por, si çdo verë, ata përballen edhe me pritje të gjata nëpër kufij. Gjatë ditës së hënës, në pikëkalimin kufitar në Merdar, sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, është dashur të pritet deri në 2 orë e gjysmë. Ndërsa për të dalë nga Kosova në këtë pikëkalim, pritjet janë vetëm 5 deri në 10 minuta.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …