Liderët shtetëror pas rekomandimit pozitiv nga KE për Kosovën kërkojnë bashkimin e forcave politike në vend

Liderët shtetëror pas rekomandimit pozitiv nga KE për Kosovën kërkojnë bashkimin e forcave politike

Nga Brukseli Thaçi, Veseli, Haradinaj, Pacolli e Gashi sollën lajmin për rekomandimin pozitiv që Kosova mori nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave. Liderët shtetëror në fjalët e tyre më të arritur në aeroportin “Adem Jashari” u shprehën të lumtur me këtë arritje, duke theksuar se është lajm historik për vendin. Kryetari Thaçi u shpreh optimist se liberalizimi i plotë i vizave do të bëhet deri në fund të vitit. Ai i falënderoi të gjitha institucionet për punën e tyre që Kosova ta marrë këtë rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian. Ndërsa kryeparlamentari Veseli në fjalën e tij kërkoi nga subjektet politike që të vazhdojnë të jenë të unik duke e ftuar edhe opozitën që t’i bashkohet vendimeve të mëdha për shtetin. Kurse kryeministri Haradinaj këtë lajm e cilësoi si një sukses që është arritur pas shumë mundimeve. Edhe zëvendës-kryeministrat Pacolli, Limaj e Gashi duke e vlerësuar si proces pozitiv të Kosovës kërkuan për vazhdimin e unitetit politik.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit vetëm pas publikimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese

Një qasje të ngjashme ka shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, …