Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi priti në një takim kryeministrin, Ramush Haradinaj

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi priti në një takim kryeministrin, Ramush Haradinaj

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi priti në takim kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ku u bisedua për vazhdimin e partneritetit dhe mundësitë që Qeveria do ti ofrojë në trajtimin e problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohen bizneset. Haradinaj ka uruar Rukiqin për marrjen e besimit për mandatin katër vjeçar dhe ka shprehur gatishmërinë për ti ofruar ndihmën e nevojshme bizneseve në mënyrë që Kosova të rritetekonomikisht. Gjatë takimit u fol edhe për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, gjë e cila do të ndikoj pozitivisht tek bizneset dhe zhvillimi i mëtutjeshëm. Kryetari Rukiqi beson se pas këtyre vendimeve të rëndësishme të karakterit politik është koha që të merremi me ekonomi dhe për këtë zotim OEK beson që do të ketë mbështetjen e kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sevdija- bashkëshortja e Jakup Krasniqit kritikon institucionet: “Krerët e UÇK-së nuk janë kriminelë, por çlirimtarë

Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, shprehu zhgënjimin e saj …