Mbrojtja e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt e kundërshton vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake

A. Griep: Paneli i Gjykatës së Apelit do të nxjerrë aktgjykimin në çështjen gjyqësore kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Pas paraqitjes së  provave nga avokatët, Prokuroria dhe të dënuarit  e Gjykatës Speciale:  Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt në Gjykatën e Apelit  në Hagë, pritet shpallja e aktgjykimit përfundimtar. Zëdhënësja e Gjykatës Speciale,  Angela Griep, ka treguar se më 1 dhe 2 dhjetor, Dhoma e Gjykatës së Apelit mbajti seancën e apelit në çështjen gjyqësore Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Gjatë seancës, Mbrojtja dhe Prokuroria paraqitën argumentet e tyre dhe po ashtu Panelit të Apelit iu drejtuan edhe Hysni  Gucati dhe Nasim  Haradinaj. Paneli i Gjykatës së Apelit do të nxjerrë aktgjykimin në këtë çështje gjyqësore në kohën e duhur, njoftoi për mediet  zëdhënësja, Angela Griep.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …