Brickos

Ahmet Qeriqi

A.Q: A duhet të shpallim heronj e dëshmorë të gjithë shqiptarët dhe të rehabilitojmë të gjithë tradhtarët?

Kulmin e garës me shpalljen e disa mijëra “dëshmorëve dhe heronjve” e ka shënuar ish kryetari invalid i Shqipërisë, Bujar Nishani,  i cili shpalli heronj pjesën më të madhe të ballistëve dhe rreth 700 qytetarët që u ndodhen në shesh, ditën që ishte rrëzuar  Shtatorja e Enver Hoxhës, në Tiranë. (!)

 

Në Shqipëri aktualisht ka më shumë përmendore grekësh të vrarë, në përpjekje për ta pushtuar jugun e Shqipërisë, sesa ka përmendore shqiptarësh dëshmorë e hero të të gjitha periudhave historike.

 

Vuçiqi e Gjukanoviqi po kërkojnë të nderohen me një kompleks Memorial të gjithë  ata serbë e cërnagorë të luftuan për ta “çliruar” Shkodrën nga Shqiptarët dhe komandanti, Hasan Riza Pasha, ku edhe lanë rreth 12,000 vrarë. Hasan Rizën e shkretë edhe pse nuk ishte shqiptar e vrau Esad Toptani për t’ia liruar Shkodrën Serbisë, sipas marrëveshjes që kishte arritur me Beogradin.

Përballë Zogut pse të mos  vendoset në Tiranë  edhe shtatorja e Esad Pashë Toptanit?

 

A ka vend në botë, që lejon në territorin e vet të ngihen përmendore të shkelësve të atdheut, të vrastarëve  e të gjakatarëve të huaj?

 

A lejon Greqia, e përdredhura dhe e përkëdhelura e Evropës, të ngrihen përmendore për dhjetëra mijëra çamë të vrarë e të masakruar nga grekët barbarë?

Politikanët shqiptarë të etur për pushtet shumë më tepër se për dije, arsimim emancipim, njerëzi, besë, burrëri, drejtësi, solidarësi,  janë vënë në garë për të shpallur dëshmorë e heronj, në radhë të parë për të fituar sa më shumë elektorat për zgjedhje, dhe duke rrahur gjoks për nderimin që iu bëjnë të gjithë atyre që dikush i propozon për t’i shpallur heronj.

Kulmin e kësaj gare me shpalljen e disa mijëra dëshmorëve dhe heronjve e ka shënuar ish kryetari invalid i Shqipërisë, Bujar Nishani,  i cili shpalli heronj pjesën më të madhe të ballistëve dhe rreth 700 qytetarët që u ndodhen në shesh, ditën që ishte rrëzuar  Shtatorja e Enver Hoxhës, në Tiranë.

Salih Berisha gjatë kryetarllëkut të tij, kishte rrëzuar shtatoren e Enver Hoxhës dhe disa vite më vonë kishte vendosur, babanë e vetë ideologjik, Ahmet Zogun, edhe pse një kohë kishte hezituar. Gjatë qeverisjes së PD-së, në Shqipëri u rrënuan u përdhosën u shkatërruar rreth 700 përmendore, buste e shtatore të luftëtarëve antifashistë, por edhe të figurave të njohura  kombëtare, në mesin e tyre edhe përmendorja e Shote Galicës, të cilën e kishte ngritur regjimi i Enver Hoxhës si të gjitha përmendoret e tjera për heronjtë e kombit.

Kryetari aktual i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kryeministër i vendit, Edi Rama shënoi  kulmin e këtij aktiviteti me sjelljen në Shqipëri të eshtrave të kreut të ballit Kombëtar, Mit-hat Frashërit, me qëllim për të marrë lëvdata nga Alimadhët, e soji i tufëve mbase edhe për  ndonjë votë më shumë nga tabori i Lulit.

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se kreu i PD-së, Lulzim Basha,  ka premtuar se nëse e merr pushtetin në Shqipëri, do të sjellë nga Stambolli eshtrat e Ballaban Pashës dhe të Hamza Kastriotit dhe do t’i vendos përballë Skënderbeut, në qendër të Tiranës. Tekefundit,  Skënderbeu Hamzanë e kishte nip. Nuk është me rëndësi se u gjenden apo jo eshtrat, sepse duke marrë shembuj nga priftërinjtë grekë në zhvarrimin e ushtarëve okupatorë shqiptarëvrasës, në jugun e Shqipërisë, në rast kur  nuk i gjenin eshtrat e supozuar, ata në qivur vendosnin edhe eshtra gomerësh, kuajsh e demash. Ndonjë asht i tillë mund të vendoset edhe në qivurin e Ballabanit dhe Hamzasë.

Tani në radhë mbeten për t u nderuar me një bust, apo shtatore gjigante  edhe Esad Pashë Toptani, por Serbia zyrtare nuk i lejon të merren eshtrat e tij në Paris, ku ndodhen edhe eshtrat e  disa oficerëve serbë të vrarë gjatë luftës së Parë Botërore.

Këto nisma “të kulturuara” të tolerancës sonë jo vetëm fetare por edhe ideologjike e politike, mbase edhe janë për t u përshëndetur, sepse tekefundit të gjithë kanë qenë njerëz, dhe secili prej tyre ka pasur një kauzë së cilës i ka shërbyer.

Tani që Greqia u ka ngritur përmendoret rreth 10.ooo grekëve që lanë kokat në përpjekje për ta pushtuar Shqipërinë në kohën e Italisë së Musolinit, edhe Vuçiqi e Gjukanoviqi po kërkojnë të nderohen me një kompleks Memorial për ata serbë e cërnagorë të luftuan për ta “çliruar” Shkodrën nga Shqiptarët dhe komandanti, Hasan Riza Pasha, ku edhe lanë rreth 12,000 vrarë. Hasan Rizën e shkretë edhe pse nuk ishte shqiptar e vrau Esad Toptani për t ia liruar Shkodrën Serbisë, sipas marrëveshjes që kishte arritur me Beogradin.

Përderisa Hasan Riza Pashës dhe ushtarëve turq, në mesin e tyre edhe shqiptarë nizamë, nuk u ngrihet asnjë përmendore, e do puna që Luftën e Shkodrës ta përjetësojë Serbia e Mali i ZI, ashtu sikur ka bërë edhe Greqia.

Tashmë nuk po dihet kush është martir, dëshmor, hero, sepse secili zyrtar,  kryeparë shteti apo Qeverie, gjatë mandatit po i shpallë hero të vetët. Dhe kështu sikur ka filluar fushata, do të ishte mirë që të gjithë dëshmorët e martirët të shpallen heronj dhe të hiqen nga fjalori përcaktorët, dëshmor e martir.

Është e papranueshme, pse jo edhe e turpshme të shpallet hero një dëshmor që në të njëjtin vend ka rënë me dy bashkëluftëtarët e tij të ngushtë. Kjo ndarje, nuk i bën nder Institucionit të Kryetarit të Shtetit.

Mbase është me vend të kërkohet të shpallet heroi i kombit, Selman  Kadria, Kamer Loshi apo Nak Berisha, por si mund të mos shpallen edhe më shumë se 100 të tjerë, po aq trima, por aq luftëtarë, po aq dinjitarë si: Salih Shabani, Zhuj Selmani, Adem Ilazi, Shaqë Pirraku, Hajdin Hajdari, Vëllezërit Bajçinovci, Mehmet Konjuhi, Shaban Manxholli, Arif Shala, Hysen Terpeza, Mehmet Gradica, Gjon Serreqi, Ajet Gërguri, Ahmet Jashnica, Kadri Beba, Sali Rexha, Sadri Duhla,  Qazim Llugaxhia,  Adem Gllavica, Avdyl Dura, Sherif Terstena, Ahmet Selaci, Bedri Pejani, Hasan Remniku e qindra, e mijëra  të tjerë.

Mbase jam në lajthitje por nuk e di a janë të shpallur dëshmorë Azem Galica e Shote Galica dhe bashkëluftëtarët e tyre. Në Shqipëri e di se janë shpallur por kryetari i Kosovës, si duket ende nuk ka gjetur kohë edhe për këtë “shpallje”.

Kjo anarki në ndarjen e meritave, nishaneve, mirënjohjeve, do të duhej të debatohej edhe në Kuvendin e Kosovës dhe të merrej një qëndrim i prerë lidhur me personalitetet.

Nuk duhet lejuar që si viktima ashtu edhe xhelati të shpallen njëjtë dëshmorë apo heronj. Duhet kritere që mbështeten mbi një parim. Dhe si mund të ketë parim logjik të një njeriu normal kur viktima dhe xhelati, të dy shpallen heronj, ndërsa kërkohet që krejt periudha 50-vjeçare e regjimit komunist të fshihet nga historia. Kjo çmendi, kjo barbari, është e pranishme vetëm te ne shqiptarët, si askund tjetër në botë. Nga 100 e sa vjet Shqipëri të pavarur, 50 vjet i përkasin socializmit e komunizmit. Kjo është njëjtë sikur dikush pas 10 apo 20 vitesh të kërkojë të shpallet kriminale lufta e UÇK-së dhe me përmendoret e tyre të veprohet njëjtë sikur u veprua me përmendoret e partizanëve shqiptarë, në Shqipëri.

Në Shqipëri aktualisht ka më shumë përmendore grekësh të vrarë, në përpjekje për ta pushtuar jugun e Shqipërisë, sesa ka përmendore shqiptarësh dëshmorë e hero të të gjitha periudhave historike.

A ka vend në botë, që lejon në territorin e vet të ngihen përmendore të shkelësve të atdheut, të vrastarëve  e të gjakatarëve të huaj?

Pse në kohën e regjimit të Evner Hoxhës nuk u ngrit asnjë përmendore për grekët e vrarë në Shqipëri, ndërsa në kohën e Sali Berishës u lejua, të ngrihen 10.000 pllaka e përmendore për grekët. Pse grekët nuk i morën eshtrat e të vrarëve të tyre  ashtu sikur bëjnë popujt e qytetëruar, për t i varrosur në vendlindjet e tyre,  ashtu sikur bënë italianët e gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore.

A lejon Greqia, e përdredhura dhe e përkëdhelura e Evropës të ngihen përmendore për dhjetëra mijëra çamë të vrarë e të masakruar nga grekët barbarë?  A ka politikan apo zyrtar shteti në Shqipëri që merr guxim vetëm të kërkojë nga Greqia diçka të tillë? A kanë kërkuar vetë çamët një projekt të tillë të riatdhesimit të eshtrave, në tokën nga ku janë dëbuar dhe nuk lejohen të kthehen kurrë  pavarësisht  se “trimat”  shqiptarë kanë krijuar edhe Qeverinë e Çamërisë, po shumë larg kufirit me Greqinë.

Pse Shqipëria u dashka të jetë vendi i vetëm në botë ku ka më shumë përmendore të pushtuesve sesa të çlirimtarëve të atdheut?

Kjo ndodh sepse në Shqipëri qeverisin njerëz që kanë bekimin e  Beogradit dhe të Athinës, qofshin ata të vetëquajtur demokratë, apo socialistë.

Asnjë autoritet politik apo institucional në Beograd, as në Athinë nuk e ka ngritur zërin kundër protestave të dhunshme të opozitës, edhe pse e kanë ngritur amerikanët, italianët, gjermanët. Beogradi dhe Athina me kapitalin që kanë investuar në Shqipëri me paratë me të cilat i kanë blerë mediet dhe disa nga  analistët që prostituohen djathtas e majtas, me ndikimin që kanë mbi krerët e politikës, por përpiqen që  çështje e pazgjidhur shqiptare ta varrosin me dorën e shqiptarëve, për ta pasur më të lehtë sundimin, pastaj.

Dhe si nuk e kanë këtë ndikim kur një Ali Ahmet, i jep të drejtë vetes të flasë në emër të të gjithë shqiptarëve, dhe thotë se nuk do të lejohet bashkimi i shqiptarëve në një shtet, sepse prishen tri shtete sllave në Ballkan. Një dikur analist kosovar, tani qatip apo “zapisniçar” i Ramushit ia qante hallin Serbisë se ka humbur shumë në luftëra, andaj duhet të mbrohej edhe interesi i saj. Pastaj një tjetër i papërgjegjshëm për fjalën publike thotë, nuk i duhen Kosovës  disa fshatra më shumë me xhamia si ato të Kosovës Lindore, por iu dashkan 50.ooo serbë më shumë, për hir të multietnicitetit. Atij  nuk i prish punë fare kur Manastiri i Deçanit përvetëson  21 hektarë tokë të Kosovës dhe qindra të tjerë që i ka me tapi që nga koha e Krajlit të Serbisë.

 

O tempora o mores!

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: URANIUMI I VARFËRUAR DHE NDOTËSIT E TJERË RREZIK SERIOZ PËR KOSOVËN

Po mbushen tetë vete të plota nga përfundimi i luftës së armatosur kundër shkelësve të …