AAK finalizon listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale 2025

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka përmbyllur me sukses ciklin e nominimeve për zgjedhjet lokale të tetorit 2025, duke zyrtarizuar pesë kandidaturat e fundit për kryetarë komunash në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Me votë unanime, janë miratuar emrat:
Enver Hoti – Malishevë,  Hafize Sallahu – Kaçanik,  Mensut Ademi – Vushtrri,  Ali Krasniqi – Kastriot,  Beqir Kiqina – Drenas Këtyre u shtohen edhe 19 kandidatura të miratuara më herët, përfshirë emra të njohur si Ardian Gjini për Gjakovën, Ali Berisha për Pejën, Bali Muharremaj për Suharekën dhe Smajl Latifi për Rahovecin. Në njoftimin zyrtar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksoi se kandidatët përfaqësojnë vlera të dëshmuara dhe kanë në prapavijë përvojë dhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve. “AAK hyn në këto zgjedhje e bashkuar, me energji të re dhe me besim të plotë në përkrahjen qytetare. Vota për Aleancën është votë për zhvillim, për punë konkrete dhe për një mënyrë të drejtë e të përgjegjshme të qeverisjes,” u shpreh Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Anton Quni e konfirmon kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Lidhjes Demokrarike të Kosovës

Anton Quni bën thirrje për unitet gjithëpartiak: “Gjendja në vend është e rrezikshme”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka bërë thirrje për unitet të gjerë …