AAK: Ishte protesta më e madhe e mbajtur që nga paslufta

AAK ka konstatuar se protesta e sotme e mbajtur në Prishtinë, ishte protesta më e madhe e mbajtur që nga paslufta.  Kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, kërkon që të ndërpritet dhuna dhe protestuesit të shpërndahen. Mesazhet e kësaj proteste ishin më të qartat dhe më të vendosurat se kjo qeveri nuk mund ta vazhdojë mandatin e saj. Ne si parti politike u shprehim falënderimet më të thella qytetarëve të Kosovës, për angazhimin e tyre dhe për vendosmërinë që të jenë aktiv në vendimet e rëndësishme për vendin. Aleanca do të vazhdojë të jetë e lidhur ngushtë me qytetarin e vendit, në këto procese të rëndësishme për vendin, Njëkohësisht shprehim  keqardhje për incidentet që pasuan protestën e sotme, thuhet në një kumtesë të AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti jep 4 milionë euro për shtratin e lumit Llap: investim publik apo favor elektoral për Bulliqin?

Në prag të zgjedhjeve lokale, qeveria e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë katër …