AAK-ja ka zyrtarizuar nominimin e Haki Abazit kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025

AAK-ja ka zyrtarizuar nominimin e Haki Abazit kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka zyrtarizuar nominimin e Haki Abazit kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka njoftuar se deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës ka kaluar në subjekti që ai udhëheq. Haradinaj i ka uruar mirëseardhje në AAK, në angazhimet e përbashkëta për ta fuqizuar Kosovën. Kolegu që është me ne Haki Abazi në shumë etapa të rrugëtimit tonë e ka bërë pjesën e vet të çmuar edhe unë jam dëshmitar i këtij angazhimi të Hakisë të cilin e njoh që nga paslufta për kontributin e tij në mbështetje të shoqërisë civile të demokratizimit të vendit të proceseve demokratike në vend.”, tha Haradinaj. Edhe i nominuari për deputet nga AAK-ja, Haki Abazi shtoi se ky subjekt ka vizionin më të qartë për anëtarësimin në NATO.

Kontrolloni gjithashtu

BE kërkon etikë në përdorimin e IA dhe mbrojtje të grave në politikë në hapjen e DISICON 2025

Zëvendës shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, mori pjesë sot në hapjen e …