Bedri Hamza: Si në Austri, ashtu edhe kudo nëpër botë, ka mbështetje të vazhdueshme të bashkatdhetarëve për Kosovën

Bedri Hamza: Si në Austri, ashtu edhe kudo nëpër botë, ka mbështetje të vazhdueshme të bashkatdhetarëve për Kosovën

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili e anuloi pjesëmarrjen në një tubim me bashkatdhetarë në Vjenë të Austrisë, ka postuar një fotografi nga ky tubim që ishte mbajtur nga strukturat e PDK-së, e ka falënderuar secilin pjesëmarrës për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovën. Bedri Hamza ka thënë se si në Austri, si kudo nëpër botë, mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë. Secilin pjesëmarrës të tubimit në Vjenë, secilin bashkatdhetar, e falënderoj për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovën. Si në Austri, si kudo nëpër botë, mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …