AAK

AAK-ja u shpreh kundër vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për shtesat ndaj personelit shëndetësor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u shpreh kundër  vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për shtesat ndaj personelit shëndetësor. Përmes një komunikate për medie, AAK-ja ka thënë se vendimi i qeverisë për personelin shëndetësor, tregon qartë joseriozitetin e Qeverisë përballë gjendjes së rëndë shëndetësore në vend. “Vendimi i sotëm për personelin shëndetësor, e tregon qartë joseriozitetin e tyre përballë gjendjes së rëndë shëndetësore në vend. Përpos që shuma e shtesave që do të marrin mjekët, infermierët e teknikët është qesharake, mospërfshirja e muajve qershor dhe korrik 2021, paraqet edhe shkelje të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë në Republikën e Kosovës”, është thënë në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …