AAK ka vënë në pah dështimet e Qeverisë Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencë për media gjatë së cilës ka vërë në pah dështimet e Qeverisë Kurti. Deputeti nga radhët e këtij subjekti politik, Besnik Tahiri ka theksuar se pjesa dërmuese e programit të kësaj Qeverie nuk është realizuar. “Kjo qeveri është fsheh që tri vjet e gjysmë pas asaj se kam pengesa në zbatim të programit dhe veprimet qeverisëse. Çfarë pengese ka nga opozita, kjo qeveri për të zbatuar plan programin e vetë kush e pengon, a janë ata të cilët gjatë gjithë kohës kanë folur për nevojën e angazhimit, politikave publike, a është kjo qeveri që është thirrur në platformën krejt dhe drejt, kjo platformë është dështimi me i madh i kësaj qeverie. Asnjë ligj që lidhet me politikat e programit nuk është përfunduar” theksoi mes tjerash, deputeti, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …