Sërish zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë

Sërish ka pas zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ky Institut ka njoftuar se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik. “Sot më 30.06.2024 rreth orës 02:00 të mëngjesit, në njërën nga korridoret e daljes emergjente është lokalizuar zjarri nga stafi kujdestar në IML dhe i njëjti është shuar nga zjarrfikesit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe ekspertët e zjarrit dhe elektroteknikës. Sipas vlerësimeve preliminare shkaku i zjarrit ka qenë defekti elektrik në njërën nga pajisjet elektrike në korridor, mirëpo mendimi përfundimtar do të jepet pas ekspertizës finale e cila do t’i dorëzohet Prokurorisë. Dëmi material është i vogël”, thuhet në njoftimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …