AAK kërkon që deputetet që po mbahen në arrest të lirohen dhe gjykata të ndjek procedurën e rregullt në raport me ta

AAK kërkon që deputetet që po mbahen në arrest të lirohen dhe gjykata të ndjek procedurën e rregullt në raport me ta

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për medie është shprehur i indinjuar me arrestimin e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Milaim Zeka dhe Shkumbin Demaliaj. Deputetët e AAK-së nuk mund të pajtohen me logjikën e arrestimit të deputetëve për shkak të fjalës së tyre edhe kur ajo është më e ashpër dhe më emocionale se sa që duhet. Sipas grupit parlamentar të AAK-së, arrestimi i deputetëve Demaliaj dhe Zeka mund të jetë i kalkuluar për motive politike dhe me qëllim të bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës. “Konsiderojmë se deputetët e arrestuar nuk kanë bërë asnjë veprim konkret i cili mund të cilësohej kanosje ose rrezik të kujtdo qoftë dhe mbajtja në paraburgim e tyre kur ata nuk paraqesin rrezik për askënd, është shkelje e rëndë e dinjitetit dhe integritetit të deputetit. Druajmë se arrestimi i deputetëve Demaliaj dhe Zeka mund të jetë i kalkuluar për motive politike dhe me qëllim të bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës”, është theksuar në komunikatën e grupit parlamentar të AAK-së. Deputetët nga kjo parti kanë thënë se pamjet e prangosjes së deputetëve për fjalën e tyre mund të shihen vetëm në sisteme totalitare. “Prandaj kërkojmë që deputetet që po mbahen  në arrest të lirohen menjëherë dhe gjykata të ndjek procedurën e rregullt në raport me ta”, është thënë më tutje në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …