AAK nesër diskuton në mbledhje të Kryesisë, paralajmërimin e Kurtit për heqjen e taksës

AAK: Në tryezën e radhës së partive politike s’do të ketë temë për zgjedhje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se në takimin e radhës së partive politike, të cilin do ta organizoj ky subjekt politik, nuk do të ketë temë për zgjedhje. Nënkryetari i AAK-së, Blerim Kuçi thotë se ende nuk kanë caktuar datë për mbajtjen e tryezës dhe as temat që do të diskutohen, por thekson se për këtë është informuar grupi punues, i cili do të merret me agjendën e takimit dhe me temat, të cilat do të trajtohen në tryezë. Ai ka paralajmëruar se në takimin e tryezës së radhës ku do të ftohen për të marr pjesë partitë politike, nuk do të jenë zgjedhjet e parakohshme dhe ka theksuar se takimet e tilla nuk janë humbje kohe, sikur po thuhet.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI: Ish-ministrat e Vetëvendosjes nuk janë larguar nga pushteti – po sigurojnë terren për pas-qeverisje

Eugen Cakolli, nga KDI, ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po menaxhohet pushteti …